Koeman: Kam dyshime për organikën e Barcelonës nëse më përshtatet

Në një bashkëbisedim për mediat katalanase, Ronald Koeman foli hapur pa e ekzagjeruar me diplomacinë, por fjalët e thëna prej tij rëndojnë edhe më shumë ambientin blaugrana.

“Kam dyshime se organika e Barcelonës është e përshtatshme për mua, me Ramon Planes (drejtori sportiv) po flasim për atë që mungon. Garda e vjetër, sidoqoftë, e kuptoi se gjërat duhet ndryshojnë.

Pedri është lojtari që më ka befasuar më shumë pozitivisht. Griezmann është një sulmues që punon shumë e mund të vendosë pozicionin që do. Varet nga ai. Dembelé po stërvitet e po përmirësohet fizikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi? Më tregoi se pavarësisht problemeve të tij me klubin dëshiron të vazhdojë të fitojë. Championsi? Për ta fituar duhet të përmirësohemi. Bayern, për momentin, është më i fortë”, deklaroi Koeman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?