Koeman: Suarez mund të kishte qëndruar, e kuptoj zhgënjimin e Messit

Ronald Koeman së fundmi ka zbuluar se Luis Suarez mund të kishte qëndruar te Barcelona për t’i provuar se e kishte gabim në vend që të transferohej tek Atletico Madrid. Sulmuesi uruguaian u konsiderua i tepërt në kërkesat e holandezit për sezonin e ri, pas një periudhë të suksesshme 6-vjeçare në “Camp Nou”, ku fitoi Ligën e Kampionëve, së bashku me katër tituj të La Liga-s, ndër trofetë e tjerë.

Koeman thotë se ishte i lumtur me ish-yllin e Ajax dhe Liverpool, ndaj ai nuk duhej të largohej, nëse nuk dëshironte: “Në rastin e Suarez, ishte bërë shumë e vështirë për të, që të luante titullar. Unë ia bëra të njohur këtë fakt. Ai e kishte të vështirë, por unë kurrë nuk kisha ndonjë problem me të. Luis stërvitej normalisht, stërvitej mirë. Më në fund bëri zgjedhjen për t’u larguar dhe unë i thashë: Nëse nuk largohesh, për çfarëdo arsye, atëherë je vetëm njëri nga grupi, mund të provosh se kam gabuar.

Ai mund të kishte qëndruar, po. Unë shkoja mirë me Luis, por klubi ndjeu se skuadra duhej të rinovohej. Ju mund ta shihni se tani luan Ansu Fati, 17 vjeç. Ne kemi Pedri, 17 vjeç, i cili merr shanset e tij. Ronald Araujo është aty në moshën 21-vjeçare. Trincao vlen shumë dhe është 20 vjeç. Po kështu, kemi marrë Sergino Dest, i cili është 19 vjeç. Pra, janë të gjithë lojtarë për të ardhmen”, zbuloi Koeman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koeman thotë se e kuptoi zhgënjimin e Messit për largimin e mikut të tij nga Barcelona dhe e ka diskutuar situatën me të: “Nëse keni dikë në dhomën e zhveshjes, me të cilin ju, gruaja dhe fëmijët rrini bashkë jashtë futbollit, atëherë një reagim i tillë ka kuptim. Unë, gjithashtu i thashë Messit: ‘E kuptoj që jeni zhgënjyer dhe mendoj se është një situatë e dhimbshme që ai po largohet, por këto janë zgjedhje të klubit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?