“Koha ime këtu ka mbaruar”, Allegri paralajmëron largimin nga Juvja
Dita e sotme është shumë e rëndësishme për të ardhmen e pankinës së bardhezinjve. Në qendrën stërvitore të bardhezinjve pritet të zhvillohet një takim mes klubit dhe trajnerit, që mund të çojë te një divorc.
“Koha ime këtu ka mbaruar”, mësohet t’i ketë thënë Allegri disa miqve të tij të mërkurën në mbrëmje. Sipas “Corriere della Sera”, trajneri livronez është shumë afër largimit nga Juventus.
Gjithmonë sipas shtypit italian, Allegri mësohet t’i ketë vendosur disa kushte klubit për të qëndruar: të vazhdojë përpara pa rinovim, duke e ditur se kontrata do të skadojë në 2020-ën, të bëhen blerje të rëndësishme për Champions-in dhe sigurisht të ketë edhe rritje të pagës.
KOHA JONË SONDAZH

