Kompany: Përmbysja 100% e mundur, do ta tregojmë në shtëpi!
Bayern Munich beson te përmbysja ndaj Paris Saint-Germain, pavarësisht humbjes spektakolare 5-4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Pas sfidës në Paris, kampi bavarez shfaq optimizëm për ndeshjen e kthimit në shtëpi. Në reagimin pas ndeshjes, u theksua se përballje të tilla janë rezultat i stilit ofensiv të të dyja skuadrave.
“Kur dy ekipe hyjnë në fushë me këtë ide loje, ndodhin ndeshje të tilla. E ndjeja që një përballje e këtij niveli ishte e mundur”, ishte mesazhi i strategut të Bayernit.
Vëmendja tashmë është zhvendosur te ndeshja e kthimit, ku bavarezët do të kërkojnë fitoren përpara tifozëve të tyre. Besimi në kampin gjerman mbetet maksimal, duke u mbështetur edhe te forca që skuadra shfaq zakonisht në shtëpi dhe atmosfera e krijuar nga tifozët.
“Tani e dimë; ndeshja e kthimit është në shtëpi dhe duhet ta fitojmë. Këtë e bëjmë shpesh aty dhe me mbështetjen e tifozëve tanë, besimi është padyshim aty. Në përgjithësi, gjithmonë kishim ndjesinë se mund të ishim të rrezikshëm. Shpesh shkonim shumë shpejt përpara portës së PSG-së, me pak posedim.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, ishim të cenueshëm ndaj kundërsulmeve, të cilat nuk i mbrojtëm mjaftueshëm mirë në pjesën e dytë. Megjithatë, 4 gola në Paris tregojnë se dimë të shënojmë. Dhe do ta tregojmë sërish në shtëpi.
Kemi një javë për të punuar mbi gjërat që duhet të përmirësojmë. Besimi është 100%, ashtu si edhe ndjesia. Na duhen tifozët dhe mbështetja e tyre me të njëjtin pasion që kishim kundër Real Madridit”, deklaroi Kompany.
KOHA JONË SONDAZH

