Komplikohet rinovimi i kontratës së Hysajt, Chelsea i ka ofruar 4 milionë euro në sezon
Ka distancë dhe ftohje mes drejtuesve të Napolit dhe agjentit të Elseid Hysaj, teksa rinovimi i kontratës me mbrojtësin po rezultatin shumë më e komplikuar se sa ishte parashikuar. Mediat italiane shkruajnë se Hysaj nuk ka pranuar propozimin e Napolit, teksa sipas tyre pa qëndron klubi i Chelsea-t me Sarrin.
Napolitanët refuzuan gjatë verës transferimin te skuadra e Bluve të Londrës. Problemi kryesor për mbrojtësin shkodran është klauzola, duke fajësuar Napolin për bllokimin e transferimit gjatë verës në Angli. Skuadra angleze mësohet se i ka ofruar 4 milionë euro në sezon pas kërkesës së Sarrit.
Hysaj kërkon 2 milionë euro të tjera nga Napoli, pasi i kanë ofruar 2.5 milionë euro në sezon. Një mosmarrëveshje që duket se do të zgjatë për një kohë të gjatë, pasi mbrojtësi duket qartë se nuk është më i lumtur te skuadra e Napolit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

