FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, ylli i Liverpoolit mbyll sezonin

Liverpooli humbi ndeshjen e parë ndaj Barcelonës me rezultatin 3-0. “The Reds” janë të përqendruar në garën për titullin kampion, ku do të luftojnë deri në fund me Manchester City-in.

Trajneri Jurgen Klopp ka marrë një lajm mjaft të keq para ndeshjes së kampionatit, por dhe gjysmëfinales së kthimit ndaj katalanasve. Ekipi anglez ka konfirmuar se Naby Keita do të mungojë për 2 muaj.

Afrikani u dëmtua në muskulin lëshues të kofshës dhe la fushën e blertë të Camp Nou në minutën e 24′ pas një ndërhyrjeje të rëndë nga Rakitic. Futbollisti nga Guinea ka mbyllur sezonin, pasi i duhet të operohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

24-vjeçari do të humbasë dhe Kupën e Afrikës me kombëtaren e tij, raportojnë mediet e ishullit britanik. Një goditje e madhe për trajnerin Klopp, pasi mesfushori ishte titullar i padiskutueshëm në formacionin e Liverpoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?