Kongo anulon fazën përgatitore në prag të Kupës së Botës, shkak bëhet ebola!

Një situatë e pazakontë shëndetësore ka vënë në alarm përgatitjet e Kongos në prag të Kupës së Botës 2026. Sipas raportimeve, përfaqësuesja e Republikës Demokratike të Kongos ka anuluar fazën përgatitore të planifikuar në vend, pas shqetësimeve të lidhura me përhapjen e një epidemie të ebolës së njohur si Bundibugyo.

Zhvillimi vjen vetëm pak javë para nisjes së turneut që do të organizohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që situata shëndetësore mund të ketë në pjesëmarrjen dhe logjistikën e disa skuadrave.

Republika Demokratike e Kongos bën pjesë në Grupin K, ku do të përballet me Portugalia, Kolumbia dhe Uzbekistanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i viktimave nga shpërthimi i raportuar ka arritur në 132, ndërsa janë regjistruar edhe qindra raste të dyshuara, çka ka shtuar shqetësimet për përhapjen e situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas informacionit të publikuar, autoritetet shëndetësore amerikane po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe mund të aplikojnë masa kufizuese për hyrjen në SHBA të personave që kanë qenë së fundmi në zonat e prekura, në rast se emergjenca vazhdon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?