Koret raciste ndaj Ibrahimovic, UEFA hap hetim ndaj skuadrës serbe

Të enjten e kaluar, Milani luajti ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ve të Europa League ndaj Crvena Zvezda në transfertë. Sfida përfundoi 2-2, por përveç rezultatit ra në sy edhe diçka tjetër e shëmtuar.

Zlatan Ibrahimovic, i cili e ndoqi ndeshjen në stolin e rezervave ishte pre e koreve raciste të pjesëtarëve të klubit serb. Pavarësisht se ndeshja ishte pa tifozë, në tribunën VIP kishte pjesëtarë dhe disa mbështetës të Crvena Zvezda.

Ata kanë ofenduar Ibran, duke pasur në shënjestër prejardhjen e tij boshnjake, vend në cilin shteti serb ka bërë disa masakra. Ndërkohë UEFA, duke parë gjithë këtë skenë aspak të hijshme, mësohet se ka nisur hetimet dhe pritet të ketë një dënim për klubin serb, edhe pse këta të fundit kanë kërkuar falje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?