Koret raciste ndaj Kosovës, UEFA dënon ashpër federatën rumune

UEFA ka dënuar federatën rumune të futbollit, pasi tifozët vendas kishin bërë thirrje raciste ndaj Kosovës në takimin Rumani-Serbi të luajtur në Bukuresht. Institucioni numër 1 i futbollit në Evropë gjobiti me 50 mijë euro për ofendimet ndaj Kosovës dhe 23 mijë euro të tjera sepse fansat rumunë u futën në fushë dhe ndezën fishekzjarrë. Tifozët gjithashtu shpalosën banderola ofenduese ndaj emigrantëve.

Rumania do t’i luajë ndeshjen e radhës pa praninë e tifozëve më 17 nëntor. Por ofendimet nuk ishin vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe hungarezëve në takimin e 14 tetorit. Sigurisht që në Serbi dënimi i Rumanisë nga UEFA është quajtur turp i madh, pasi nuk përbën asnjë ofendim të thuash “Kosova është Serbi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?