Kosova zbulon listën për duelet me Suedinë dhe Spanjën

Bernard Challandes të mërkurën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet që Kosova do t’i luajë gjatë muajit mars. Për miqësoren kundër Lituanisë dhe ndeshjet e fazës kualifikuese për Katar 2022 ndaj Suedisë dhe Spanjës, përzgjedhësi ka ftuar gjithsej 27 futbollistë, prej tyre katër portierë.

Për herë të parë në skuadrën përfaqësuese është ftuar portieri i Olimpik Donetsk, Betim Halimi, megjithatë gardiani 25-vjeçar rezulton si e vetmja prurje e re në skuadër. Dardanët do të akomodohen në hotel “Emerald”, ndërsa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?