Kovac: Kam besimin e drejtuesve, të jemi të bashkuar si Troja dhe Cezari

Bayerni i Mynihut do të luajë ndaj AEK-ut të Athinës në duelin e radhës në Ligën e Kampionëve, para se të impenjohet ndaj Borussia Dortmundit në Bundesligë. Trajneri Niko Kovac është shprehur  se nuk e ka humbur besimin e bordit drejtues megjithëse ekipi i tij po kalon një periudhë të dobët.

“Mbështetja është e plotë, flas shpesh me bordin drejtues. Situata është njëjtë si në çdo familje, prandaj duhet të qëndrojmë të bashkuar, nuk është e lehtë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Nuk duhet të ndahemi nga trysnia e jashtme. Në të shkuarën ka pasur shumë shembuj, si Troja apo Cezari. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, nga roja i stadiumit e deri te trajneri”, deklaroi Kovac.

Në mbrojtje të trajnerit doli mbrojtësi Joshua Kimmich, i cili ishte i pranishëm në konferencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi ne ata që zbresim në fushë, nuk ka të bëjë fare me trajnerin. Edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të kujtojmë se jemi FC Bayern Munchen!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?