Kovacic: Do të jetë luftë, e çuditshme si Spanja s’ka asnjë lojtarë nga Reali!
Mateo Kovacic ka folur në konferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Spanjës. Mesfushori i Chelsea-t, e sheh si një ndeshje ku mund të hakmerret për faktin që në Spanjë nuk i besuan shumë aftësive të tij.
“Me siguri që jam përmirësuar që kur lashë Realin, kam bërë progres. Chelsea më dha mundësinë për të luajtur me më shumë vazhdimësi. Është me të vërtetë e çuditshme të mos shohësh as edhe një lojtar të Realit te kjo Spanjë.
Do të jetë luftë, kemi dëshirë të imponohemi. Fitorja me Skocinë na ka dhënë shumë besim, edhe në stërvitje shihet që me zor presin të mbajmë topin, diçka që e duam shumë. Unë bashkë me Lukën dhe Brozon, ndihemi mirë bashkë. Brozovic është shumë i rëndësishëm për ne. Di si ta mbajë topin, na jep qetësi.
Rikthimi i Busquets ishte i rëndësishëm për Spanjën, nga ai nis gjithçka. Duhet të jemi të zotët për ta ndalur, dhe t’i bëjmë presion. Atmosfera te ne është e shkëlqyer. Me zor presin të luajmë në Kopenhagen ku më në fund do të kemi shumë tifozë me ne, do të jetë një emocion i bukur”, deklaroi Kovacic.
KOHA JONË SONDAZH

