“KPMG” zbulon futbollistët më të vlefshëm në botë, Haaland parakalon Mbappe

“KPMG”, ka publikuar së fundmi studimin e saj mbi vlerën e futbollistëve më të shtrenjtë në qarkullim. Në vendin e parë qëndron Erling Haaland me vlerën e kartonit 142.4 milionë euro, duke zhvendosur një pozicion më poshtë atë që konsiderohej më i shtrenjti në botë, francezin Kylian Mbappe, kartoni i të cilit vlerësohet aktualisht 128.2 milionë euro.

Phil Foden, që është lojtari i tretë me vlerën më të lartë në treg, 117 milionë euro. Më pas vijnë më radhë Lukaku, Salah, Alexander-Arnold, Bruno Fernandes, Rashford, Kane dhe Sancho, që kompletojnë top-10.

Nga La Liga, lojtari më i vlefshëm Frenkie de Jong (i 11-ti). Në emrat e mëdhenj Leëandoëski (i 68-ti), Benzema, Ronaldo e Messi janë shumë poshtë në renditje për shkak të moshës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?