Krizë te Real Madridi, Perez mendon t’i besojë Viniciusit shiritin e kapitenit

SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 26: Vinicius Junior of Real Madrid reacts following an incident with fans during the Copa del Rey Semi Final match between Real Sociedad and Real Madrid at Reale Arena on February 26, 2025 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Sezoni aktual ka rezultuar zhgënjyes për Real Madrid, që pritet ta mbyllë kampionatin pa fituar asnjë trofe. Situata ka sjellë pakënaqësi edhe te presidenti Florentino Pérez, i cili po mendon ndryshime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medias spanjolle Mundo Deportivo, Perez po shqyrton mundësinë për t’i besuar pankinën Jose Mourinho, ndërsa një tjetër çështje që shqetëson drejtuesit madrilenë lidhet me mungesën e një lideri të fortë brenda dhomave të zhveshjes.

Presidenti i “Los Blancos” kishte pritshmëri të mëdha nga Kylian Mbappé, por sulmuesi francez nuk ka arritur të marrë rolin udhëheqës që pritej prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, Perez po mendon t’i japë më shumë përgjegjësi Vinícius Júnior, duke i besuar shiritin e kapitenit të skuadrës. Ideja është që braziliani të marrë një rol më qendror brenda grupit dhe të shndërrohet në figurën kryesore të ekipit për vitet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve nga Spanja, ky plan mbetet i pavarur nga emërimi i mundshëm i Mourinhos si trajner i ri i Real Madridit, ndërsa drejtuesit e klubit besojnë se Vinicius mund të jetë lojtari që do të udhëheqë skuadrën në një fazë të re rindërtimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?