Kroacia pa një nga yjet e mbrojtjes në gjysmëfinale, Anglia në “ankth” për Henderson
Kroacia nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin e djathtë Simo Vrsaljko për sfidën gjysmëfinale në Kupën e Botës, kundër Anglisë. Mbrojtësi, i cili ka luajtur 39 ndeshje me kombëtaren, doli duke çaluar në minutën e 97-të të sfidës çerekfinale kundër Rusisë, për shkak të një dëmtimi në gju.
Mbrojtësi nuk do të jetë as në stol për sfidën kundër Anglisë dhe është një problem madhor për Zllatko Dalic, sepse Vrsaljko ka qenë titullar në çdo ndeshje këtë Botëror. Kjo do të thotë që Vida mund të spostohet në krah dhe të futet në qendër Vedran Çorluka. Sfida kundër Rusisë i ka krijuar shumë probleme Kroacisë, sepse disa lojtarë patën dëmtime të lehta dhe në fund edhe portieri Danijel Subashiç u pa duke çaluar.
Anglia ndërkohë është në ankth për mesfushorin e rëndësishëm Jordan Henderson, i cili pësoi një dëmtim në sfidën kundër Suedisë, ku u zëvendësua në minutën e 85-të, por gjithsesi mund të riaftësohet në kohë për Kroacinë.

KOHA JONË SONDAZH

