Krosimi fantastik i Arnold, sekreti ishte mbledhësi i topave (VIDEO)

Liverpooli i dhuroi mbrëmjen e djeshme botës së futbollit një natë magjike që do të mbetet gjatë në mendjen e njerëzve. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi në shifrat 4-0 në “Anfield Road”, duke bërë që të harrohet humbja 3-0 e ndeshjes së parë.

Kulmi i emocioneve do të ishte 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në një goditje nga këndi, Arnold befasoi të gjithë futbollistët katalanas duke shërbyer në zonë për Origin, i cili e pati të thjeshtë për të shënuar. Por sekreti i këtij goli nuk ishte vetëm mbrojtësi?

Një djalë që mbledh topat pas porte, ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, pasi i shërbeu shumë shpejt topin Arnold-it, ndërkohë që më pas kërkoi me ngulm që të merrte dhe topin në fushë. Një mrekulli që sigurisht pati disa protagonistë, por që ishte shumë e bukur për t’u përjetuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?