Kualifikim spektakolar, Shqipëria fiton kundër Greqisë

Kombëtarja e Femrave ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Greqisë. Skuadra e drejtuar nga, Armir Grima, ka fituar me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena” duke arritur një kualfikim mëse më të merituar.

Kuqezinjtë arritën që të zhvillonin një 90-minutësh mjaft pozitiv duke dominuar përballë kombëtares greke.

Kombëtarja jonë arriti që të kalojë e para në avantazh në minutën e 16-të me ane të Docit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, gëzimi I vendasve nuk zgjati shumë pasi Greqia barazoi rezultatin vetëm pas 2-minutash në të 18-tën me anë të Nati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit një gol mjaft i bukur i Furtuna Velajt shokoi grekët që largohen kokë ulur nga “Elbasan Arena”.

Kombëtarja shqiptare e femrave tashmë ka siguruar një kualifikim madhështor për në raundin eliminator të Kupës së Botës 2019.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?