Kualifikimi historik i Belgjikës, Martinez: Futbollistët e mi janë heronj!
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, është shfaqur shumë i lumtur pas kualifikimit për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. “Djajtë e Kuq” ftuan 2-1 ndaj Brazilit, duke arritur një sukses të madh.
“Ne kemi një gjeneratë që meriton një sukses si ky, ne fituam për shkak të vullnetit të futbollistëve, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, për përballjen në gjysmëfinale. Ishte një punë e vështirë, Brazili është një ekip i madh, sidomos në Kupën e Botës, por djemtë kanë bërë një punë madhështore dhe meritojnë që të quhen heronj në Belgjikë.
Ishte një fitore e rëndësishme, pasi kishim kohë q nuk fitonim ndaj një skuadre të madhe. Futbollistët e mi pranuan ndryshimet taktike dhe ditën se si të përballen me situatat dhe variantet e nevojshme për të fituar ndaj Brazil. Mos harrojmë që kane uajtur 60-70 ndeshje në sezon”, përfundoi trajneri Roberto Martinez.
KOHA JONË SONDAZH

