Kukeli në Formacionin e Vitit, jashtë Sadiku e Xhaka

Vetëm një shqiptar në podiumin e më të mirëve të vitit në futbollin zviceran. Bëhet fjalë për Burim Kukelin, i cili u përfshi në skuadrën e ëndrrave të Challenge League, kategorinë e dytë helvete.

Mesfushori shqiptar u pozicionua në Formacionin më të Mirë, për paraqitjet me Zurich-un, aty ku prej vitesh është një titullar i padiskutueshëm dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm për skemat e skuadrës.

Në mënyrë surprizë mes 11 yjeve mungonte sulmuesi Armando Sadiku. Bomberi kuqezi, i cili ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata Zvicerane u penalizua nga operacioni në gju, që e mbajti për afro tre muaj jashtë fushave të lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë lojtar i Kombëtares shqiptare mes 11 më të mirëve të Superligës, ku i përjashtuari i madh ishte Taulant Xhaka. Mesfushori që fitoi titullin kampion për të katërtën herë në karrierë mbeti jashtë skuadrës së ëndrrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

I vetmi i pranishëm ishte sulmuesi me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Maqedoninë, Ezgjan Alioski për paraqitjet mjaft të mira në radhët e Luganos, aty ku në pjesën e mbetur të sezonit do të ketë si shok reparti pikërisht Sadikun, ndërsa në stol ish zv.trajnerin kuqezi, Paolo Tramezzani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?