Kukësi dhe Tirana bëjnë “paqe” në sfidën hapëse të sezonit të ri në Superiore, Seferi goditet me shishe

Kukësi dhe Tirana nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në stadiumin “Kukës Arena”, në duelin hapës të edicionit të ri të Kategorisë Superiore.

Skuadra e Skënder Gegës e nisi vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e tretë me anë të sulmuesit Kleidi Daci. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit, ndërkohë që Tirana do të reagonte në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 56-të, bardheblutë gjetën barazimin me Redon Xhixhën.

Në minutën e 71-të, Kleidi Daci u bë edhe protagonist negativ, pasi u bë i pari futbollist që ndëshkohet me karton të kuq për këtë sezon, për një gjest antisportiv dhe la verilindorët me 10 futbollistë në minutat e fundit të sfidës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 90’ pati një tjetër gjest antisportiv, këtë herë nga tifozeri e Kukësit, që goditi me shishe në kokë Taulant Seferin, megjithatë loja rifilloi normalisht pas vetëm një minute.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?