FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi fiton me përmbysje ndaj Laçit, rimerr kreun e Superligës (VIDEO)

Kukësi bën detyrën ndaj Laçit duke fituar dhe rimarrë kryesimin e kampionatit. Skuadra verilindore triumfoi 3-1 ndaj kurbinasve, duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve pas 21 javëve.

Skuadra kurbinase kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të me anë të goleadorit kryesor Nëabueze, i cili i dha fund “agjërimit” të javëve të fundit.

Megjithatë reagimi i Kukësit ishte mjaft i mirë dhe vetëm dy minuta më vonë ishte Kristal Abazaj që shënoi në portën e kurbinasve dhe riktheu sërish baraspeshën në “Elbasan Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë verilindorët shënuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të sulmuesit kryesor Vasil Shkurtaj dhe më pas me anë të fantazistit Valon Et’hemi, duke vulosur suksesin final me shifrat 3-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?