Kukësi me dorë të hekurt, çon në ekipin e dytë ish-kapitenin e Teutës
Arbër Çyrbja ishte një nga afrimet kryesore te Kukësit gjatë merkatos së verës, megjithatë bashkëpunimi nuk ka shkuar ashtu si klubi por edhe vetë lojtari shpresonin.
Së fundmi ka pasur një krisje dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur ta ndëshkojnë anësorin duke e detyruar të stërvitet me skuadrën e dytë. Arsyeja që është marrë ky vendim është për thyerja të disiplinës dhe rregullave nga ana e lojtarit.
Çyrbja është treguar korrekt duke e pranuar vendimin dhe e ka zbatuar duke vijuar përgatitjet me Kukësin B. Ky ndëshkim është i përkohshëm dhe në momentin që drejtuesit do e shohin të arsyeshme 25-vjeçari do të rikthehet në stërvitje me skuadrën e parë.
Arbër Cyrbja ka qënë një futbollist i cili është përdor në të gjitha takimet nga ana e trajnerit Armando Cungu, 6 herë si titullar dhe në 4 raste është aktivizuar nga stoli.
KOHA JONË SONDAZH

