FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi merr trë pikë ndaj Lushnjes, Kamza surprizon Luftëtarin

Kukësi ka marrë një tre pikësh të artë në një transfertë të vështirë. Kampionaët e shqipërisë mundën në “Roza Haxhiu” skuadrën e Lushnjes që debutoi në fushën e saj pas rikosntruksionit, por pa arritur dot që të marrë pikë.

Verilindorët e drejtuar nga trajneri Milinkoviç, fituan me rezultatin e pastër 2-0 duke shënuar në pjesën e dytë.

Autorët e golave për Kukësin në këtë takim ishin Guri dhe Alijev që i dhanën suksesin skuadrës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 10-pikëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sfidën tjetër Kamza arriti që ti surprizojë të gjithë në transfertë kundër Luftëtarit.

Miqtë fituan me rezultatin 2-1 duke thyer në fushën e tyre gjirokastritët të cilët nuk fitojnë prej tre javësh.

Heroi i Kamzës në këtë takim ishte sulmuesi Stefan Raçiç që shënoi të dy golat e takimit në minutën e 16-të dhe 92-të, ndërsa, për Luftëtarin shënoi Dejvi Bregun.

Një tre pikësh i merituar për skuadrën e drejtuar nga Ramadan Ndreu të cilët luajtën që nga minutan e 32-të me 10-lojtarë pas daljes me karton të kuq të Fustar.

Ndërkohë, 90-minutat e luajtura në “Loro Boriçi” nuk nxorrën asnjë fitues me Vllaznisë dhe Flamurtarit që u ndalën në barazimin 1-1 duke ndarë nga një pikë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vlonjatën me anë të Bushiç, por Vllaznia barazoi me Gocajn.

Në orën 17:00 luhen dhe dy sfidat e fundit të cilat janë Skëndërbeu-Laçi dhe Teuta-Partizani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?