Kukësi prezanton sulmuesin e ardhur nga Pelister Bitola

Kukësi ka prezantuar afrimin e katërt në merkato. Klubi verilindor ka forcuar repartin e sulmit me Jakup Berishën. 22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Kukësin. Berisha luan si sulmues i djathtë, ndërkohë që më parë është aktivizuar me klube si Shkëndija, Shkupi, Vardar dhe Pelister Bitola.

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jakup”, lexohet në postimin zyrtar të klubit të Superiores.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?