Kukësi s’i ndahet Skënderbeut, Teuta e Vllaznia në krizë
Kukësi bën dy fitore radhazi në kampionat dhe ruan distancën prej tri pikësh me Skënderbeun kryesues.
Formacioni i Mladen Milinkoviç mposhti 4-2 në “Zeqir Ymeri” Teutën, e cila futet në krizë rezultatesh pas atij starti premtues të kampionatit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19-të nga Elis Bakaj, që gjeti rrjetën me një goditje të mrekullueshme prirët me portën, ndërsa në të 32-ën Ethemi realizoi me kokë thuasje nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fund të pjesës parë shtylla i mohoi golin e dytë personal Bakajt. Gjatë fraksionit të dytë Kukësi shënoi të tretin, që ishte devijim i Hakajt pas goditjes së Alyev, ndërsa pak caste me vonë shkurtoi diferencën në 3-1 Hila me 11-metërsh. Në fund të takimit Lena hapi ndeshjen me golin e 3-2, por në minutën e katërt shtesë Alyev vulosi fitoren 4-2 të verlindorëve.
Kamza i shkaktoi një humbje të hidhur Vllaznisë, duke treguar se është me ambicie të mëdha në Kategorinë Superiore. Golin që u dha tri pikë kamzalinjve e shënoi Imeri në minutën e 86-të. Kjo disfatë e fut në krizë Vllazninë, që mbetet në kuotën e 5 pikëve.
Ndërkohë sfida e Krujës mes Lacit dhe Flamurtarit përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht shënuan vlonjatët me Bushic në minutën e 34-t, por në pjesën e dytë kurbinasit barazuan me Reginaldon, duke marrë një pikë me shumë vlerë.
Kamza – Vllaznia 1-0
Kukësi – Teuta 4-2
Laci – Flamurtari 1-1
Partizani – Luftetari (17:00)
KOHA JONË SONDAZH

