FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi transferon një bomber ganez në ditën e fundit të merkatos

Kukësi ka arritur që të sigurojë një sulmues në ditën e fundit të merkatos. Bëhet fjalë për Godberg Cooper. 22-vjeçari ganez në pjesën e parë të sezonit është aktivizuar në ligën e dytë zvicerane me Schafhausen, në 7 takimet e zhvilluara me ekipin helvet ka gjetur rrjetën vetëm një herë në Kupën e Zvicrës.

Një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij të shkurtër e ka zhvilluar në ligat e ulëta portugeze me Espinhon, Vianesen e Aroucën. Pavarësisht se është me prindër ganez dhe  ka luajtur në Portugali e Zvicër, Cooper është i lindur në Bergamo të Italisë dhe zotëron pasaportë italiane.

Tek Kukësi shpresojnë që me një staturë fizike imponuese, 1 metër e 91 cemtimetra për 78 kg sulmuesi të jetë i aftë të zëvendësoj Vasil Shkurtjan, në mënyrë që sulmuesi vlonjat mund të pushojë në ndonjë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?