Kulusevski: Me fat që kemi një trajner si Pirlo, luan kush e meriton!
3 pikët në Kiev në debutimin e Pirlos në Champions League, kanë rikthyer disi qetësinë te Juventusi. Kritikat pas barazimit ndaj Crotoones janë një kujtim i largët, teksa në grupin e bardhezinjve ka një futbollistë që e mbështet trajnerin debutues. Po flasim për Dejan Kulusevskin, i cili është aktivizuar gjithmonë këtë sezon.
“Pirlo për ne është shumë i nevojshëm. Te Juventus luan nëse ke kualitet, jo për moshën, ai është perfekt pasi të jep besim. Në këtë ekip luan vetëm nëse demonstron diçka në stërvitje dhe ke kualitet. Pirlo ëstë trajneri që punon shumë, di si të të japë mundësi për të luajtur. Për ne të rinj, është shumë i rëndësishëm një trajner si ai”, deklaroi suedezi.
Në 4 ndeshje aktivizim, Kulusevski ka shënuar vetëm në duelin e parë kundër Sampdorias, por rendimenti i tij deri më tani ka qenë i kënaqshëm. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

