Kumbulla infektohet me Covid-19, humbet dy sfidat e Ligës së Kombeve

Marash Kumbulla nuk udhëtoi drejt Shqipërisë, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Mbrojtësi ishte i izoluar në shtëpi, por duket se frika e tij e madhe tashmë është kthyer në realitet. Ka qenë vetë futbollisti shkodran i cili ka zbuluar lajmin e hidhur në rrjetet sociale, ndërkohë që gjendja e tij është shume e mirë.

“Përshëndetje të gjithëve! Në tamponin e fundit kam rezultuar pozitiv nga Covid-19, por për fat të mirë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Askush nuk mund të thuhet se është plotësisht i sigurt nga ky virus, prandaj do të doja të sensibilizoja të gjithë që të shmangni sjelljet që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Një përshëndetje për të gjithë tifozët dhe një mendim afeksioni për të gjithë njerëzit që po kalojnë një kohë të vështirë. Do të shihemi së shpejti në fushë!”, ka shkruar Kumbulla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?