Kumbulla: Ndeshje e vështirë, Reja bëri mirë që më zëvendësoi
Marash Kumbulla bëri një paraqitje pozitive në transfertën ndaj Lituanisë, por u zëvendësua në pjesën e dytë nga trajneri Reja. Mbrojtësi që aktivizohet te Roma, ka sqaruar se Reja bëri mirë, pasi nuk ishte në formën e tij më të mirë.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm mirë, por nuk morëm 3 pikët. Kishim shumë raste, nuk mundëm të shënonim. Më vjen keq që nuk fituam. Trajneri bëri mirë që më ndërroi, nuk isha shumë në formë sot. Jam shumë më i kënaqur që luajta këto 2 ndeshje si titullar. Lacio e Strakoshës apo Roma e Kumbullës? Është e vështirë të them, por besoj Roma është më e fortë”, u shpreh Kumbulla.

KOHA JONË SONDAZH

