Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

La Gazzetta dello Sport: A mund ta fitojë Maroku, Botërorin? Arsyet pro dhe kundër

Bota E diel, 5 Korrik 2026 21:26
La Gazzetta dello Sport: A mund ta fitojë Maroku, Botërorin? Arsyet pro dhe kundër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Le të kalojmë menjëherë në thelb: A mund ta fitojë Maroku Kupën e Botës? Po flasim për vitin 2026, jo për vitin 2030, kur mundësitë për të pasur finalen në Kazablanka, dhe jo në Bernabeu, do të jenë më të mëdha. Le të fillojmë me arsyet pro, të cilat janë pothuajse po aq të vlefshme sa ato kundër. Katër vjet më parë, të udhëhequr nga Walid Regragui, Luanët e Atlasit në Katar kaluan Spanjën në 1/8-at dhe Portugalinë në çerekfinale, duke arritur në gjysmëfinalen e parë për kontinentin afrikan. Kjo gjysmëfinale u humb me nder kundër Francës, duke e shndërruar Marokun në surprizën e Kupës së Botës.

Që atëherë, kombëtarja e Afrikës së Veriut ka zhgënjyer në një Kupë të Afrikës, por ka arritur në finale në edicionin pasardhës, atë të janarit të luajtur në shtëpi dhe të përfunduar me finalen e famshme kundër Senegalit, e humbur në fushë dhe e fituar, për momentin, në tavolinë. Ndërkohë, Maroku ka fituar një bronz Olimpik, një ar në Kupën e Botës U-20, dhe dy vende të dyta në dy Kupat e fundit të Afrikës për femra, një dëshmi e rritjes së tyre marramendëse. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Maroku nisi projektin e formimit të lidhur me Akademinë “Mohamed VI”, duke u frymëzuar nga modeli francez i Clairefontaine. Kjo mbjellje ka dhënë fryte mbresëlënëse.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas Kupës së Afrikës, federata marokene ndryshoi trajner, duke befasuar vëzhguesit e huaj dhe duke gëzuar mediat e tifozët vendas, të cilët akuzonin Regraguin për mbrojtje të tepruar dhe mungesë taktike. Në vend të tij u thirr Mohamed Ouahbi, i lindur në Belgjikë, por i rritur si trajner në federatë dhe autori i suksesit me ekipin U-20. Ouahbi ka përmirësuar skuadrën e Regraguit. Dy “blerje” të reja thelbësore janë 18-vjeçari Ayyub Bouaddi, ish-kapiten i ekipit francez U-21, dhe qendërmbrojtësi Issa Diop, me baba senegalez dhe gjithashtu ish-lojtar i të rinjve të Francës. Për pjesën tjetër, struktura kryesore e ekipit është e njëjta: Bounou, Hakimi, Ounahi, El Ayanoui, Brahim dhe Saibari. Këta janë lojtarë të pjekur, të gatshëm dhe të fortë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Skuadra është e bashkuar, beson në vete dhe padyshim që çerekfinalja me Francën, një përsëritje e gjysmëfinales së katër viteve më parë, sjell me vete gjithë retorikën e hakmarrjes, sociale para se të jetë sportive, e cila është një motivim i fortë për marokenët. Nëse Maroku mund Francën, bëhet, nëse jo favoriti, një kandidat i madh për sukses. Këtu mbyllet fronti i “po”-së, duke kaluar te “Les Bleus” sepse Mbappé dhe shokët e tij përfaqësojnë argumentin më të mirë për ata që mendojnë se Maroku nuk do ta fitojë Kupën e Botës.

Mund t'ju interesojë

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Para 1 ore
Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Para 1 ore
Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Scha...

Para 1 ore

Është pothuajse e qartë: kombëtarja e Deschamps vjen nga dy finale, një e fituar dhe një e humbur. Dhe deri më tani, përveç sherrit me Paraguain, kishte treguar futbollin më të mirë, performancat më spektakolare, të udhëhequr nga Katër Fantastikët: Dembélé, Olise, Mbappé dhe Barcola. Gola me shumicë, lojëra sensacionale, një ndjenjë superioriteti dërrmues. Sinqerisht, sot, edhe pas ndeshjes Francë-Paraguai dhe ndoshta pikërisht për shkak të rezistencës fizike dhe mendore të treguar nga skuadrës së Deschamps, Franca duket superiore ndaj Marokut. Prandaj, nëse duhet të japim një përgjigje të prerë, themi se Luanët e Atlasit do ta fitojnë Kupën e Botës në vitin 2030. Por ata kanë të gjitha kartat në rregull për të na përgënjeshtruar tashmë në dy javët e ardhshme.

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Etiketat e lidhura

Mohamed VI
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 1 ore

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 1 ore

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 1 ore

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 2 orësh

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 4 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 11 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 18 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

4 Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!
Para 7 orësh

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.