Kupa e Italisë. Juventusi kap finalen duke humbur

Ashtu si Roma me Lazion mbrëmë, gjysmëfinale e Kupës së Italisë ka pasur të njëjtin skenar: njëra skuadër fiton, por nuk kualifikohet për më tej. Juventusi sonte u mposht 3-2 nga Napoli i Elseid Hysaj, por do të shkojë në finale duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Ndeshja e luajtur në Napoli, ashtu si edhe në fundjavë, qe spektakolare dhe intensive nga minuta e parë. Pas gjysmë ore lojë, Higuain dëshpëroi tifozët vendas dhe u shtoi urrejtjen dhe ofendime duke shënuar ndaj ish-ekipit të tij për herë të parë si kundërshtar në stadiumin “San Paolo”.

Napoli barazoi sapo nisi pjesa e dytë i lojës me boshnjakun Marek Hamsik. Sllovaku tundi rrjetën me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, por vetëm pesë minuta më vonë, Higuain, i shërbyer nga Cuadrado, shënoi sërish për Juventusin. Festivali i golit, katër të tillë në 12 minuta, vazhdoi me golin e barazimit të Napoli, firmosur nga Mertens, ndërsa kur u mbush një orë lojë, Lorenzo Insigne i çoi shifrat në 3-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me humbjen 3-1 në ndeshjen e parë, Napoli nuk ia doli të kalojë në finale dhe “Zonja e vjetër” bëri atë që është mësuar të bëjë, të festojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?