Kupa e Shqipërisë: Barazohen shifrat në Laç, Teco e çon në shtesë

Çerekfinalisti i fundit në Kupën e Shqipërisë përcaktohet pas përballjes mes Laçit dhe Egnatias. Kjo sfidë ka nisur prej orës 13:30 dhe kurbinasit, që shikoheshin si pretendentë për titullin kampion, janë befasuar që në minutën e 25-të.

Jackson i Egnatias ka mposhtur portierin Alen Sherri dhe tentativat e Laçit për të barazuar shifrat në pjesën e parë kanë shkuar dëm. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ia ka dalë ta ruajë epërsinë në 45 minutat e para.

Kurbinasit janë hedhur në sulm nga fillimi dhe nuk e kanë pasur të lehtë, edhe pse rastet nuk kanë munguar. Goli i barazimit ka mbërritur në minutën e 80-të, kur braziliani Teco ndëshkoi miqtë. Ndeshja ka shkuar në shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
Grupi A
E shtunë, më 14 nëntor 13:30
Laçi- Egnatia 1-1
Shënues:
 Teco 80′ / Jackson 25’
Laçi: Sherri, K. Rapo, Ignjatovic, Obanor (Malota 75′), Turkaj,Ramos, D. Rapo (Mazrekaj 35’), Lushkja (Deliu 100′), Teco (Sulollari 100′), Musta, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu

Swiss Digital Mobile Reklama

Të enjten dhe të premten u zhvilluan shtatë përballjet e tjera të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë dhe në çerekfinale janë kualifikuar Partizani, Teuta, Skënderbeu, Vllaznia, Kukësi, Korabi dhe Dinamo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?