Kuqezinjtë e mbyllin të tretët në grup

Spektakël para ndeshjes, spektakël në fushë dhe spektakël në shkallët e stadiumit, ndërsa tre pikët i mori skuadra që kishte më shumë nevojë për to, Italia. Kuqezinjtë u përballën si të barabartë ndaj italianëve, ndërsa në minutat e para Panucci u kërkonte vazhdimisht të bëjnë presing të lartë. Italia nga ana tjetër, luante shumë e kujdesur dhe mundohej të mbajë kontrollin e topit dhe të sulmojë gradualisht.

Në 45 minutat e para, kuqezinjtë godasin tre herë rrezikshëm drejt portës së Buffon, ndërsa Italia kërcënon vetëm një herë Berishën, me anë të Immobiles.

Edhe pjesa e dytë foli më shumë për kuqezinjtë, që kërkonin me ngulm të shënonin në portën e Buffon dhe iu afruan në disa raste, veçanërisht me goditjen e Grezdës dhe një krosim ë zonë që për pak nuk u dërgua në portën e tij nga Chielini. Por, golin e shënuan italianët, që shfrytëzuan mjaft mirë një gabim në vendosje të kapitenit Agolli, dhe kaluan në avantazh me anë të Candrevës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, humbim 0-1, por arrijmë objektivin, duke mbajtur vendin e tretë në grup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbyllet ndeshja. Italia fiton 0-1 në “Loro Boriçi”, me një gol të shënuar nga Candreva, ndërsa Shqipëria arrin objektivin fal fitores 0-1 të Spanjës në Izrael

93′

Italia mbetet në sulm, fiton këndore

92′

Italia ka një mundësi të mirë për të dyfishuar, por këtë herë fati ishte me ne

Mbyllet koha e rregullt, edhe 3 minuta shtesë

90′

Ahmedi debuton me Shqipërinë, largohet Roshi

89′

Italia bën zëvendësim. Në lojë Gabiandini, largohet Eder

Sulmojnë kuqezinjtë, Chielini për pak devijon topin në portë

81′

Ndëshkohet Ciellini. Grezda arrin ta shmang bukur mbrojtësin italian që ndërhyn në mënyrë të gabuar

79′

Tjetër këndore, por largojnë italianët

79′

Ciellini shpëton Italinë. Latifi kroson në zonë, por mbrojtësi i Juventusit largon në goditje nga këndi

76′

Latifi në fushë, largohet Memushaj

75′

Lila ndëshkohet për ndërhyrje ta palejuar ndaj Gagliardinit

Krosim i Spinazzola-s nga krahu i majtë. Agolli lëviz në mënyrë të gabuar, duke lënë të lirë Candreva-n që ndëshkon Berishën me një goditje të fuqishme

73′ Goool

Na ndëshkon Candreva

72′

Një tjetër mundësi e artë për Shqipërinë. Sadiku kroson në zonë mjaft rrezikshëm, por askush nga lojtarët kuqezi nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë

69′

Eder lirohet bukur në hyrje të zonës sonë, por goditja e tij është në duart e Berishës që pret pa vështirësi

68′

Panucci bën zëvendësimin e parë, largohet Migjen Basha, në fushën e lojës Andi Lila

Grezda nisët në kundërsulm, në fund kroson në zonë, por mbrojtësit italianë mbërrijnë të parët duke e larguar në këndore topin

65′

Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë

64′

Eros Grezda lëshon një super goditje, të cilën e ndal një super Buffon. Topi përfundon në goditje nga këndi

61′

Italia bën zëvendësimin e parë. Largohet Darmian, në fushë Zappacosta

60′

Mbyllen 60 minuta nga ndeshja. Italiani duket më kërkuese në këtë pjesë të dytë, por ende nuk ka gol në “Loro Boriçi”

57′

Immobile na rrezikon sërish. Topi i goditur nga italiani devijohet në këndore nga Mavraj. Krosimi i italianëve nuk sjell rrezik në portën tonë

Kundërsulm i italianëve, por Agolli ndërhyn saktë

52′

Agolli largoi në goditje nga këndi një top që po shkonte rrezikshëm te Candreva. Më pas, Eder godet fuqishëm, por jashtë kuadratit

46′

Roshi godet fuqishëm, por Buffon pret sërish. Topi përfundon në këndore, më pas largon Immobile

Ka nisur pjesa e dytë

Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë

45′

Minuta e fundit e kohës së rregullt në pjesën e parë dhe Immobile rrezikon portën tonë me një goditje të fuqishme, por topi përfundon jashtë fatmirësisht

40′

Italianët pretendojnë për një 11-metërsh. Veseli e prek topin me dorë në zonën tonë pas krosimit të Eder, por arbitri e vlerëson si të pavullnetshme

32′

Odise Roshi pati mundësi të mira për të goditur drejt portës me kokë, por nuk ishte i saktë.

27′

Këtë herë provon Sadiku nga distanca, por sërish Buffon nuk befasohet

Ishte rasti i parë i mirë për Italinë. Immobile u gjend i vetëm me Berishën në pozicion diagonal, por portieri shqiptar arriti ta mbyllte

21′

Tjetër goditje nga këndi për Italinë

20′

Italia fiton goditjen e parë nga këndi, por largojnë mbrojtësit tanë pas krosimit nga këndi të Candrevas

15′

Kalojnë 15 minutat e para të ndeshjes dhe Kombëtarja kuqezi është duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke pasur nën kontroll lojën, ndërsa ka goditur edhe dy herë portën e Italisë. Ndërkohë “të kaltrit” ende nuk janë shfaqur rrezikshëm në portën e Berishës

9′

Buffon sërish në vështirësi. 9 minuta lojë dhe godasim sërish në drejtim të portës së Italisë. Këtë herë ishte Eros Grezda me një goditje nga distanca, por reagoi Buffon, duke mos lejuar që ta ndëshkonim Italinë

7′

Tashmë është Italia që zhvendoset me pasime të shumta në zonën tonë. Spinazzola tentoi të fusë një top në zonë nga e majta e sulmit të Italisë, por Veseli largon rrezikun

3′

Kërcënimin e parë në portën e Italisë e jep Elseid Hysaj, i cili godet fuqishëm nga rreth 30 metra, por goditja ishte qendrore. Pret Buffon pa probleme

Nis ndeshja. Topin e parë e luan Italia

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?