Kushtet financiare “kurth”, yjet e tenisit njoftojnë pjesëmarrjen në Davis Cup

Lojtarët kryesorë të tenisit thuhet se i kanë dërguar një letër Federatës Ndërkombëtare të Tenisit duke njoftuar  ITF se do të marrin pjesë në turneun më të ri të Davis Cup të planifikuar për tu zhvilluar nga viti 2019.

Emrat e atletëve të cilët nënshkruan letrën mbeten të panjohur, por francezja “L’Equipe” deklaron se të gjithë janë pjesë e vendeve më të larta në renditjen e ATP. Në gusht, ITF miratoi formatin e ri të Kupës Davis që do të mbahet në nëntor çdo vit.

Vendimi për të rindërtuar një nga turnetë më të vjetra të tenisit u mor me mbështetjen e grupit të investimeve Kosmos, i cili është në pronësi të yllit të futbollit të Barcelonës, Gerard Pique, i cili premtoi të investojë 3 miliard dollarë në 25 vitet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rregullat e sapo-futur nxitën një reagim negativ nga disa profesionistë dhe ekspertë, të cilët pretendonin se konkurrenca do të “vritet” nga reformat e propozuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?