La Liga përcakton një orar të pazakontë për “El Classico”-n
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, La Liga ka përcaktuar datën dhe orën e zhvillimit të “El Classicos” të parë për këtë sezon. Takimi i shumëpritur, mes 2 gjigantëve të futbollit botëror do të zhvillohet në “Camp Nou”, më 24 tetor (e shtunë), ora 16:00.
Një orar disi i pazakontë ky për një ndeshje spektakolare si Barcelona-Real Madrid, që mund t’i zbejë disi magjinë kësaj sfide. Real Madrid luan kundër Cadiz-it në La Liga më 17 tetor, para sfidës së parë në Ligën e Kampionëve përballë Shaktar Donetskut 21 tetor.
Barcelona, në anën tjetër, udhëton në Madrid për t’u ndeshur me Getafen më 17 tetor, para se të luajë në Hungari përballë Ferencvarosit të Myrto Uzunit.
KOHA JONË SONDAZH

