Lamtumirë Real, Morata dhe Rodriguez brenda 48 orëve tek klubi i ri
Alvaro Morata dhe James Rodriguez gjatë 48 orëve të ardhshme do të largohen nga Reali pasi raportohet se dy lojtarët kanë arritur marrëveshjen me skuadrën e Chelseas e cila do të derdhë në arkat e “Los Blancos” plot 133 milionë sterlina (150 milionë euro).
Presidenti i Blancos, Florentino Perez dëshirojë të shesë dyshen e padëshiruar në “Santiago Bernabeu”, pasi Zidane sezonin e kaluar i pozicionoi në stolin rezervë, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.
Dyshja kishte qenë e lidhur ngushtë me Manchester United, por Florentino Perez ngurron t’i shesë drejt “Old Trafford-it”.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

