Laporta në kërkim të 125 milionë eurove për të marrë drejtimin e Barçës

Joan Laporta është në kërkim të shpejtë të fondeve, për t’u emëruar zyrtarisht president i Barcelonës. Për të drejtuar zyrën më të rëndësishme në “Camp Nou”, kandidati fitues i zgjedhjeve duhet t’i garantojë klubit 125 milionë euro, përpara se të nisë nga puna.

Pasi fitoi shumicën e votave nga tifozët, Laporta trokiti në dyert e shumë institucioneve financiare, duke pretenduar që të plotësonte shifrën e nevojshme. Por tentativat e tij të deritanishme nuk kanë rezultuar të suksesshme, pasi deri më tani janë siguruar vetëm 50 milionë euro.

Laporta ka vetëm pak orë kohë që të plotësojë diferencën e fondit. Sipas rregullores së klubit, të mërkurën është afati i fundit për garantimin e shifrës, me të cilën 58-vjeçari do të marrë drejtimin e Barcelonës. Nëse afati nuk do të respektohet, atëherë “blaugranat” do të detyrohen të organizojë sërish zgjedhjet për drejtuesin më të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?