Largoi Pogban me kosto zero, Ferguson shpërthen ndaj agjentit Mino Raiola: Është një kovë me m*t

Sir Alex Ferguson nuk ka aspak mendim pozitiv për një nga agjentët më të njehur në botën e futbollit siç është italiani Mino Raiola.

Së fundmi i bërë protagonist për çështjen “Donnarrumma”, Raiola është klasifikuar si një agjentët i pabesë prej ish-trajnerit legjendë të Manchester United. Ferguson nuk e kapërdin dot transferimin e Paul Pogba në verën e vitin 2012 te Juventus me kosto zero dhe për skocezin ai nuk është gjë tjetër veçse një “kovë me m*t”.

Kështu është shprehur skocezi për mediat angleze duke treguar edhe një herë ekzaktësisht se çfarë ndodhi atë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e thjeshtë, Pogba kishte një agjent të keq. Një kovë me m*t”, – u shpreh Ferguson, duke shtuar se “lojtari dhe klubi ishin gjithmonë mirë me njëri-tjetrin. Ne e dinim se Pogba do të kishte rritje të jashtëzakonshme. Ne i kemi vënë në tavolinë një kontratë të mirë.” Megjithatë, ish-drejtuesi i djajve të kuq tha se Pogba, i shtyrë nga vetë Mino Raiola, arriti te “Zonja e Vjetër” me kosto zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?