FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Latifi del nga “thatësira”, shënon një super gol në Hungari (VIDEO)

Liridon Latifi më në fund duket se ka gjetur formën e tij më të mirë me skuadrën e Akademi Puskas. Ish-talenti hasi jo pak vështirësi në sezonin e parë në Hungari, duke humbur edhe vendin në kombëtare.

Dje ai luajti 90 minuta në duelin e Kupës në transfertë ndaj modestëve të Dunaújváros, rival i kategorisë së tretë Akademia Pushkash fitoi 2-0, ndërkohë që Latifi gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të me një veprim shumë të bukur në hyrje të zonës.

Ai pati edhe mundësi të tjera shënimi, por nuk mundi që të shënonte sërish. Ky ishte goli i dytë sezonal për Latifin, i cili shpreson që të fitojë më shumë hapësira në kampionat. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?