FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio fiton derbin me Romën për talentin shqiptar

Derbi ndonjëherë është edhe kështu, Lazio i merr Romës talentin Serxhio Kalaj.

Futbollisti shqiptar, i cili pak kohë më parë braktisi Italinë U-17 për Shqipërinë, luajti sezonin e fundit në huazim te Roma, ku nën drejtimin e Alesandro Totit luajti 18 ndeshje e shënoi edhe dy gola në kampionat.

Ditët e fundit Roma është menduar dhe ka pritur gjatë, duke mos i dhënë një përgjigje Savios nëse dëshironte ta blinte apo jo Kalajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka favorizuar Lazion, që ka kontaktuar qendërmbrojtësin, po ashtu edhe Savion, dhe ka mbyllur gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mënyrë, 17-vjeçari kalon nga Primavera e Romës tek ajo e Lacios. Një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, sepse fakti që e duan te Lazio tregon se Kalaj ka vërtet talent.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?