FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio fiton me “poker” ndaj SPAL, Immobile shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Lazio rikthehet te fitoret në Seria A, teksa sot ka fituar me lehtësi 4-1 në duelin e zhvilluar në “Olimpico” ndaj SPAL. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi kaloi në avantazh me Immobilen që në minutën e 26-të, por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi Antenucci vendosi menjëherë baraspeshën.

Reagimi i bardhekaltërve ishte i menjëhershëm duke kaluar sërish në avantazh me Immobilen në minutën e 35-të, pas një kombinimi të bukur me Caicedon.

Në pjesën e dytë nuk kishte shumë histori, teksa Catakdi dhe Parolo shënuan dy golat që vulosën fitoren. Lazio ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në kuotën e 21 pikëve, 3 më shumë se Milani. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?