Lazio frikë nga Covid-19, vetëm 12 lojtarë stërviten para duelit në Champions

Te Lazio mbajnë frymën para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bruges. Këtë të martë, në mëngjes, vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë dolën në fushë për stërvitjen e radhës.

Ndërkohë, Luis Alberto, Immobile, Pereira, Leiva, Lazzari, Cataldi, Luiz Felipe, Djavan Anderson, Strakosha, Armini, si dhe Escalante (mungesa e tij është e sigurt për shkak dëmtimit), nuk u panë në fushë.

Klubi bardhekaltër nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për të shpjeguar mungesën e tyre, nuk ka asnjë buletin mjekësor, por frika është për rezultatet e tamponëve për COVID-19, me rezultatet që do të dalin në orët në vazhdim .

Swiss Digital Desktop Reklama

Inzaghi u detyrua të grumbullonte disa lojtarë nga 19-vjeçarët për të plotësuar grupin. Kambana e alarmit ra dje, kur mungesave të Leivas dhe Luiz Felipes iu shtua padisponueshmëria (e papërcaktuar arsyeja) e Strakoshës, Arminit dhe Cataldi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?