Lazio mund Marseille, fitojnë edhe Chelsea me Sevilla-n (VIDEO)

Sfidat e mbrëmjes së tretë në Europa League nuk ka dhuruar shumë rezultate surprizë. Chelsea ka fituar e lehtësi 3-1 ndaj BATE-s, me tre gola të realizuar nga talenti Loftus-Cheek, dy në pjesën e parë dhe një në fraksionin e dytë.

Sevilla ka fituar 6-0 ndaj Akhisar, me gola të realizuar nga 6 autor të ndryshëm: Mesa, Sarabia, autogol i Lukac, Muriel, Promes dhe Mercado.

Lazio mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Marseille-s në transfertën delikate në Francë. Wallace zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, ndërkohë që në minutën e 59-të, Caicedo shënoi golin e dytë. 4 minuta nga fundi Payet hapi ndeshjen, por në minutën e 90-të, Marusic shënoi një super gol me një goditje spektakolare me të majtën në hyrje të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?