Lazio, në finalen e Kupës së Italisë

Lazio siguroi finalen e Kupës së Italisë pasi eliminoi Romën. Në derbin kryeqytetas, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi humbi 3-2 ndaj verdhekuqve, por suksesi 2-0 në sfidën e parë i dha të drejtën të pretendojë trofeun në ndeshjen e fundit të turneut.

Milinkovic-Savic i dha epërsinë Lazios para se El Sharawi të rikthente barazpeshën. Derbi roman regjistroi më pas 3 gola të tjerë, me Immobile për Lazion dhe Salah dy herë për Romën.

Një paraqitje mjaft e mirë gjatë 90 minutave për portierin e kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili evitoi disa herë golin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Top Channel

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?