Lazio-Udinese, përcaktohet data se kur do të luhet takimi që u shty prej shiut

Takimi mes Lazios dhe Udineses, i programuar për t’u luajtur të dielën e kaluar në Romë, nuk u zhvillua për shkak të reshjeve të shumta të shiut, që bënë terrenin e “Olimpico”-s të papërshtatshëm.

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që përfundimisht takimi të zhvillohet më 24 janar, ndërsa orari është ende për t’u përcaktuar.

Ora 19:00 është vendosur paraprakisht, por nëse takimi tjetër i prapambetur mes Sampdorias dhe Romës, do të luhet më 13 dhjetor, atëherë Lazio-Udinese do të startojë më 20:45.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?