Leeds shkatërron Chelsea-n dhe ngjitet në vendin e tretë (VIDEO)
Leeds United i ka dhënë një leksion të vërtetë futbollit Chelsea-t të Tuchel. Ekipi i drejtuar nga amerikani Marsch fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Bluve të Londrës, që nuk kishin në këtë ndeshje as në stol Brojën, për shkak dëmtimi.
Aaronson zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të, duke përfituar nga një gafë e portierit Mendy. 4 minuta më pas Rodrigo dyfishoi shifrat, pasi dominuan në lojë dhe në raste.
Në fraksionin e dytë, Harrison shënoi dhe golin e tretë dhe të sigurisë. Chelsea nuk kishte forcë reagimi, ndërkohë që Koulibaly la ekipin me një lojtar më pak pasi doli me karton të kuq nga fusha. Leeds ngjitet në vendin e tretë me 7 pikë, ndërkohë që Chelsea mbetet e 12-ta me 4 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

