FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leipzig me mbrojtje të “hekurt” ndal Bayernin në “Allianz Arena” (VIDEO)

Bayerni nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Leipzigut në duelin e luajtur në “Allianz Arena”. Pjesa e parë ishte më e kujdesshme, megjithatë për t’u shënuar është momenti i minutës së 40-të, kur Lewandowski u bllokua në momentin e fundit nga një mbrojtës.

Në fillim të pjesës së dytë Timor Werner shkaktoi panik në portën e vendësve, por edhe tentativa e tij u bllokua nga mbrojtja.

Rasti më i diskutueshëm u shënua në minutën e 54-t, kur Upamecano, sipas kryesorit shkaktoi 11-metërsh, por pas rishikimit të pamjeve nëpërmjet sistemit VAR gjyqtari Frizt e ktheu vendimit e tij, duke nxitur irritimin e kampionëve në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

As Goretzka nuk ia doli të mposhtte portierin Peter Gulacsi në minutën e 80-të, me Leipzigun që u mbrojt mirë në minutat e mbetura duke marrë një pikë me shumë vlerë në “Allianz Arena”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?