Leizig ndalet ndaj Frankfurtit, shkon në -4 pikë nga Bayerni (VIDEO)
Leipzig nuk arrin t’i përgjigjet fitores së Bayernit të Mynihut, pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt dhe u largua sërish me 4 pikë nga kreu skuadra e Hansi Flick.
Në “Red Bull Arena”, vendasit dominuan ndeshjen dhe zhbllokuan sfidën në fillim të pjesës së dytë me anë të Forsberg, por Eintracht u kundërpërgjigj në minutën e 61-të me anë të Kamada, duke marrë një pikë me mjaft vlera.
Pas këtij rezultati Leipzig mbetet në kuotën e 54 pikëve, 4 më pak se Bayern Munich që kryeson, ndërsa Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt kompletojnë 4-shen e zonës Champions të renditjes.
KOHA JONË SONDAZH

