Levante bëhet makth për Atleticon, merr një fitore të papritur (VIDEO)
Levante kthehet një “mace e zezë” për Atletico Madrid. Skuadra e Paco Lopez pas barazimit në mesjavë, ka arritur që t’i marrë një fitore 2-0 në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
Jose Luis Morales përfitoi nga një top i mbetur në zonë në minutën e 30-të për të befasuar vendasit. Atletico kërkoi me ngulm barazimin, por Suarez do të ndalej nga shtylla. Në sekondat e fundit kur Los Colchoneros ishin hedhur të gjithë në sulm, madje dhe portieri Oblak, do të vinte dhe goli i dytë.
Jorge De Frutos Sebastian arriti që të realizonte nga mesi i fushës me portën e boshatisur, ndërkohë që Oblak pretendonte për një shtyrje në zonë, diçka që nuk u konfirmua nga arbitri. Diferenca me Realin e vendit të dytë është tashmë vetëm 6 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

