Lewandowski: Barcelona perfekte për mua, do të fitojmë trofe

Barcelona e nisi me një barazim sezonin e ri në La Liga, ndërkohë që Robert Lewandowski nuk mundi që të linte gjurmë. Pavarësisht këtij fakti, sulmuesi polak është optimist se katalanasit do të arrijnë që të fitojnë trofe këtë sezon.

“Unë mendoj se ka kaluar shumë kohë për Barcelonën pa fituar tituj, jam i sigurt se do të fitojmë tituj.

Transferimi? Kur zbulova për herë të parë se Barcelona ishte e interesuar të më sillte në klub, gjithmonë mendoja se ishte momenti perfekt, për mua dhe për klubin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk doja të luaja gjithë jetën time vetëm në një Ligë. Gjithçka shkoi mirë në Bundesligë, ishte një përvojë e mirë për mua, por e dija se ishte një hap më shumë për karrierën time të shkoja në La Liga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është momenti perfekt për mua dhe është një sfidë e madhe. Unë jam gati. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe tani jam këtu në Barcelonë dhe jam shumë i lumtur. Shpresoj se të mundemi t’i bëjmë tifozët të lumtur”, deklaroi Lewandowski.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?